Pastrues i fuqishëm alkalin për të gjitha llojet e dyshemeve r -r ezistente ndaj alkaleve dhe ujit.
• Pastrues i fuqishëm dhe me pak shkumë i prodhuar me përbërës të veçantë.
• I përshtatshëm për të gjitha llojet e pastrimeve me makinë.
• Shpërbënë vajin e makinës, tymin, ndyrësirat e mëdha, grafitet, dhe ndyrësirat nga gazet.
Për pastrim të thellë dhe të zakonshëm për të gjitha llojet e dyshemeve rezistente ndaj alkaleve
dhe ujit përfshirë pllakat e çeramikës, PVC, pllakat e mëdha të klinkerit dhe argjilës, dyshemet
industriale. E papërshtatshme për gomë, linoleum, dysheme të asfalltit, parket të pambyllur
ose dysheme të drurit, dru tape ose gur të lëmuar (p.sh. mermer apo terraco). Kontrolloni
materialin para se ta aplikoni produktin. Nuk marrim përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga
përdorimi jo i duhur.
Me dorë: Varësisht nga ndyrësirat, përzieni me ujë 1:2 (4 litra produkt me 8 litra ujë) deri në 1:20 (400 ml produkt me 8 litra ujë). Vendoseni produktin, pushoni pak dhe pastaj fërkoni me një pad të përshtatshëm, brushë ose leckë. Me makinë: Veproni sipas udhëzimeve të prodhuesit të makinës ose përzieni me 1% (10 ml produkt me 1 litër ujë). Nëse ka shumë ndyrësira, lajeni paraprakisht. Pastrimi mund të jetë dukshëm më i mirë nëse përdorni pade të përshtatshme fërkuese.