Pastrues shumë efektiv për heqjen e polimereve dhe dylleve shumë shtresor. Formula me pak
shkumë e bënë të përshtatshme për makina. Poashtu largon ndyrësirat e të gjitha llojeve si dhe
mbetjet e vajrave e yndyrave pa dëmtuar dyshemen.
• Pastrues me alkalinë të lartë.
• Fuqi e madhe e pastrimit.
• Aromë e këndshme.
• Aftësi për përdorim të shpejtë.
• E përshtashme për makina.
• Rrezik i vogël i rrëshqitjes.
Pastrues i thellë me alkalinë të lartë për dyshemetë rezistente ndaj alkalinës dhe ujit siç janë PVC,
gurët (e parrafshtë), pllaka të klinkerit dhe argjilës. Shpërbënë njollat dhe mbetjet rezistente nga
shtresat e lyerjeve të mëhershme. E papërshtatshme për shtresat e ndieshme ndaj alkalinës siç
janë linoleumi, goma, druri i pambyllur, dru tape ose gur të lëmuar siç janë mermeri dhe terraco.
Pastrim i thellë: Përzieni 1000–3000 ml në 10 litra ujë. Shpërndani përzierjen në dysheme dhe lejoni të qëndroj rreth 10 minuta.
Pastrojeni thellësisht dyshemen me makinë me një disk ose makinën fërkuese me një pad ose furçë të përshtatshme. Hiqeni ujin
e papastër me një pastrues me vakuum për lagështi. Shpërlajeni dyshemen me sasi të bollshme të ujit të pastër. Thitheni ujin e
shpërlarjes.