Pastrues i fuqishëm për pastrim pas ndërtimit, heqës i mbetjeve të çimentos dhe për heqjen e
mbetjeve nga sipërfaqet e çelikut të pandryshkshëm. Pastrues i thellë me performancë të lartë
për heqjen e mbetjeve të gëlqeres, njollat e ndryshkut, urinën dhe mbetjet tjera në sipërfaqet
rezistente ndaj acidit si pishinat, hapësirat sanitare dhe të kuzhinës.
• Pastrues i thellë me bazë acidike e fosforike me përmbajtje penguese ndaj korozionit. .
• Nuk dëmton materialet; pa acid hidroklorik.
SANEX mund të përdoret për pastrim të thellë dhe pastrim të përditshëm, për shembull në banjo
ku fortësia e ujit është e madhe. Mos të përdoret në sipërfaqe të ndieshme ndaj acidit siç janë
kapakët e guaskës së tualetit, mermeri, gurët e lëmuar, graniti, kromi, enameli, zinku, nikeli,
alumini e të ngjashme. Nuk bënë për enamelin, nikelin dhe zinkun që janë pjesë e DIN ISO 2722.
Lajeni mjaftueshëm sipërfaqen!
Pastrim i thellë: Aplikojeni në sipërfaqe të papërzier ose 1000 ml në 10 litra ujë. Varësisht nga shkalla e ndotjeve, lini lëngun
pastrues të veproj në sipërfaqe për disa minuta. Për ndotje shumë të mëdha, përsëriteni procesin.
Pastrim i zakonshëm: Përzieni 100-200 ml në 10 litra ujë. Pas pastrimit, shpërlajeni plotësisht hapësirën e trajtuar me sasi të
mjaftueshme të ujit të pastër. Kjo heq çfarëdo mbetje të produktit dhe parandalon dëmtimin nga mbetjet acidike.